BKH “zbarkon” në banesën e babait të ish-partneres së Arben Ametajt, kontrolle me urdhër të GJKKO

Në kuadër të hetimit për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetajt, GJKKO ka firmosur disa urdhër kontrolle.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije për BalkanWeb se agjentë të BKH kanë ‘zbarkuar’ në banesën e babait të ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt, por nuk kanë gjetur asnjë gjë të dyshimtë apo që jund t’i shërbente hetimit.

Kujtojmë se ky i fundit ndodhet jashtë vendit, ndërsa tashmë i është hequr imuniteti si deputet, pas kërkesës së SPAK për ta arrestuar.


Shtuar 18.07.2023 08:38