Biznesmeni rus: Ministri i Mbrojtjes ka pësuar atak në zemër

Burime jo zyrtare pohuan se ministri rus i Mbrojtjes, i cili është vendosur nën akuzë si përgjegjës për dështimin e forcave ruse në luftën me Ukrainën, ka pësuar një atak të rëndë në zemër.

Lajmi u publikua nga biznesmeni i njohur rus, Ieonida Nevzlin, i njohur si armik i Putinit, i cili tha se Sergei Shoiugu ndodhet në kujdesin intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Nevzlin ngriti dyshime duke thënë se sulmi në zemër nuk erdhi nga shkaqe natyrale.

Ai më tej pretendoi se 20 gjeneralë të ministrisë së mbrojtjes janë arrestuar në një rast “korrupsioni” në rritje prej 7.6 miliardë funtesh, ku u arrestuan 150 oficerë të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB).

Ish-bashkëpronari i gjigantit të naftës Yukos ia atribuoi pretendimet e jashtëzakonshme burimeve të tij të paspecifikuara në Moskë.

Nevzlin shkroi në Facebook:

Shoigu është jashtë angazhimit të luftës, ai mund të bëhet me aftësi të kufizuara nëse mbijeton. Ai papritmas pati një atak masiv në zemër. Ai është në terapi intensive, i lidhur me pajisje.

Shoigu u pa më 13 prill në një video-konferencë me Putinin dhe ministra të tjerë për zhvillimin e Arktikut.

Ai kishte veshur një kostum dhe mbante shënime, duke shkruar qartë udhëzimet e Putinit./albeu.com