Hetimet policore janë në vazhdim e sipër për identifikimin e dy sulmuesve me kapuç që ekzekutuan me 19 plumba biznesmenin 39-vjeçar, Orhan Bajrami, nga Shkupi me nofkën “Oki” dhe plagosën shokun e tij 45-vjeçar.
Autoritetet spekulojnë se autorët e “importuar” tashmë kanë ikur jashtë vendit, me destinacione të mundshme në Shkup, Bullgari apo Turqi.
Sipas informacioneve të transmetuara nga ERT, 39-vjeçari, i cili merrej me kazino dhe tregti të pijeve alkoolike, ishte ulur në oborrin e vilës me qira dhe pranë tij ishte 45-vjeçari që mbeti i plagosur, si dhe një burrë dhe dy gra (njëra prej tyre partnerja e “Oki”) të cilët nuk u lënduan.
Sipas të njëjtave informacione, autoritetet janë njoftuar nga fqinjët të cilët kanë dëgjuar të shtënat dhe kanë telefonuar “112”.
Kontrata e vdekjes mes dy bandave rivale të Shkupit
Imazhi që është krijuar është se bëhet fjalë për një “kontratë vdekjeje” mes dy bandave rivale që veprojnë në Shkup.
Sipas raportimeve, 39-vjeçari, i cili u vra me një pistoletë të kalibrit 32, e dinte se ishte nën kërcënim dhe kishte kërkuar strehim në vendin fqinj (Greqi), ndërsa sot do të larohej nga vila e marrë me qira, dhe destinacioni i ardhshëm po përcaktohet.
Ndërsa 45-vjeçari ndodhet i shtruar në spital jashtë rrezikut për shkak të plagëve të marra në dorë nga plumbat.
Ai i kishte shpëtuar një atentati në mars, kur dy nga bashkëpunëtorët e tij u ekzekutuan.
Vlen të theksohet se në kuadër të rivalitetit mes dy bandave, në muajin mars në një lokal në Shkup janë ekzekutuar me 40 plumba dy bashkëpunëtorë të drejtpërdrejtë të “Oki”-t, ndërsa ai vetë është kursyer pasi sapo ka mbërritur në lokal në atë moment. Një muaj më vonë, një shkupjan u ekzekutua në Kosovë, ndoshta si hakmarrje për masakrën e lokalit të Shkupit, pasi jozyrtarisht dyshohej për vrasjen e bashkëpunëtorëve të “Oki”./Albeu.com.