Bisedimet Rusi – Ukrainë, kur do të zhvillohet raundi i dytë?

Një raund i dytë i bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës është planifikuar për nesër, ka thënë agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass, duke cituar një burim nga pala ruse.

Raundi i parë i bisedimeve që u zhvillua pranë kufirit Bjellorusi-Ukrainë të hënën përfundoi pas rreth gjashtë orësh pa ndonjë përparim, por të dyja palët ranë dakord për një raund pasues në ditët në vijim.

Pas raundit të parë, Rusia rriti agresionin e saj në Ukrainë duke shkaktuar dhjetëra viktima dhe të plagosur.


Shtuar 1.03.2022 15:20