Delegacionet ruse dhe ukrainase kanë mbërritur tani në Dolmabahçe, zyra e Presidentit Erdogan në brigjet e Bosforit këtu në Stamboll.
Ata janë ulur përgjatë një tavoline të gjatë përballë njëri-tjetrit. Udhëheqësi turk u është drejtuar atyre, pasuar me duartrokitje.
Këto janë bisedimet e para ballë për ballë në më shumë se dy javë, por shpresat për ndonjë përparim janë të ulëta.
Erdogan foli për “dhimbjen e tij të thellë” që konflikti ka hyrë në javën e tij të pestë, duke thënë se miqësia e Turqisë me të dy vendet i dha asaj një detyrim për të ndërmjetësuar.
“Është në duart e të dyja palëve të ndalojnë këtë tragjedi”, tha ai.
Turqia është anëtare e NATO-s, por ruan lidhje të forta me Rusinë. Erdogan i ka rezistuar bashkimit me sanksionet e Perëndimit kundër Moskës, një nga vendet e pakta që ende e ka bërë këtë.