Bisedime me Zelensky, mbërrijnë në Kiev krerët e katër shteteve europiane

Presidentët e Polonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë kanë mbërritur ditën e sotme në Ukrainë për bisedime me homologun e tyre ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, postoi më herët në Twitter se ai po shkonte në kryeqytetin ukrainas “me një mesazh të fortë të mbështetjes politike dhe ndihmës ushtarake”.

Presidenti letonez, Egils Levits, tha se kjo vizitë në Ukrainë kishte për qëllim të tregojë solidaritet të plotë me popullin heroik dhe Presidentin e tyre.

Gjithashtu edhe zyra e presidentit polak, Andrzej Duda, postoi në Twitter për vizitën.

Takimi do të fokusohet në mënyrat për të ndihmuar civilët dhe ushtrinë në Ukrainë, si dhe me hetimet e krimeve të luftës, tha një zëdhënës i presidentit të Estonisë, Alar Karis./albeu.com