Bilanci tragjik i vitit 2022, vrasjet e gazetarëve u rritën me 50%

Vrasjet e gazetarëve u rritën me 50% në vitin 2022, me 86 të vrarë në mbarë botën vitin e kaluar, afërsisht një në katër ditë, ka bërë me dije se fundi  UNESCO.

Organizata e OKB-së me bazë në Paris foli për një “përmbysje të trendit pozitiv” të viteve të fundit, kur vrasjet ranë në një mesatare prej 58 midis 2019 dhe 2021, krahasuar me 99 në 2018.

“Rritja e konsiderueshme e numrit të gazetarëve të vrarë në vitin 2022 është alarmante. Autoritetet duhet të dyfishojnë përpjekjet e tyre për t’i dhënë fund këtyre krimeve dhe për të siguruar që autorët e tyre të sillen para drejtësisë”, tha drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulet.

Nga 86 gazetarët që vdiqën vitin e kaluar – krahasuar me 55 në 2021 – 19 ishin në Meksikë, 10 në Ukrainë dhe 9 në Haiti, tre vendet me më shumë vdekje për këtë profesion, sipas UNESCO.

Rreth gjysma e tyre nuk u vranë në krye të detyrës: ata ishin duke udhëtuar, në shtëpi, në parkingje ose vende të tjera publike kur u shënjestruan, thuhet në deklaratën e agjencisë. /albeu.com


Shtuar 16.01.2023 15:28