Rreth 6.5 milion shtetas ukrainas janë larguar nga banesat e tyre gjatë që nga nisja e konfliktit në Ukrainë.
Lajmin e bëri të ditur Agjencia për Migracion e Kombeve të Bashkuara, e cila tha të premten se rreth 6.5 milionë njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës, derisa 3.2 milionë të tjerë tashmë janë larguar nga vendi.
Të lidhura
None found

Kjo do të thotë se rreth një e katërta e 44 milionë njerëzve të Ukrainës janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Vlerësimet nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin thonë se Ukraina mund të arrijë në vetëm pak javë nivelin e zhvendosjes së popullatës që kishte ndodhur si pasojë e luftës shkatërruese në Siri, ku rreth 13 milionë njerëz ish zhvendosur nga shtëpitë e tyre si brenda ashtu edhe jashtë vendit./albeu.com/

