Bilanc tragjik në Gaza, 7650 të vdekur dhe mijëra të plagosur, shumica fëmijë dhe gra

Numri i të vdekurve në Gaza ka arritur në 7,650, ndërsa 19,450 janë plagosur që nga fillimi i bombardimeve izraelite në Rripin e Gazës tre javë më parë, sipas raportit ditor të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë palestineze.

Në Bregun Perëndimor, numri i të vdekurve arriti në 111, ndërsa 1,950 u plagosën, shtoi deklarata, duke theksuar se gratë, fëmijët dhe të moshuarit përbënin 70% të totalit të vdekjeve në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

Rreth 177,781 njësi banimi janë shkatërruar gjithashtu që nga 7 tetori.

Ndërkohë, një e katërta e spitaleve të Gazës dhe gati dy të tretat e klinikave të saj mbeten të mbyllura për shkak të dëmeve të shkaktuara nga bombardimet izraelite, të cilat gjithashtu kanë ndërprerë linjat telefonike, shërbimin e telefonisë celulare dhe internetin në të gjithë Rripin që nga dje, e premte, thuhet në njoftim e Ministrisë së Shëndetësisë palestineze./albeu.com


Shtuar 28.10.2023 18:50

Tags: , ,