Bilanc lufte në SHBA, vetëm gjatë fundjavës 124 të vdekur

Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë kësaj fundjave kanë regjistruar 124 të vdekur.

Një mësues nga Filadelfia, një adoleshent nga Arizona dhe një oficer policie në Çikago ishin mes qindra njerëzve të vrarë ose të plagosur nga të shtënat me armë zjarri gjatë fundjavës në një valë të pafund të sulmeve që po i detyron Shtetet e Bashkuara të shqyrtojnë mënyra për ta frenuar këto ngjarje.

Më shumë se 124 njerëz janë vrarë dhe 325 janë plagosur në të paktën 300 të shtëna në të gjithë vendin që nga e premtja, sipas GunViolenceArchive.org, një organizatë jofitimprurëse me qendër në Uashington që regjistron incidente me armë.

Incidentet erdhën pas sulmeve vdekjeprurëse në Ovalde, Teksas, Buffalo, Nju Jork dhe Tulsa, Oklahoma, të cilat ringjallën debatin mbi kontrollin e armëve.

Pas incidenteve të fundjavës, kryebashkiakët e disa qyteteve të mëdha shprehën zhgënjimin dhe zemërimin e tyre për pasojat e dhunës së armatosur në komunitetet e tyre. “Jam i lodhur duke u shfaqur para jush dhe duke ju folur për armë dhe kufoma”, tha kryetari i bashkisë së Chattanooga, Tim Kelly në një konferencë shtypi disa orë pasi dy persona u vranë dhe 14 u plagosën në një zjarr në një klub nate në qytetin e tij.

“Vala e dhunës së armatosur që shohim në të gjithë vendin dhe këtu në Filadelfia jo vetëm që më trishton, por edhe më zemëron”, tha kryebashkiaku Jim Kenney pasi tre persona u vranë dhe 12 u plagosën nga zjarri në një lokal të mbushur me njerëz.

Më herët të hënën, guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hawkal ratifikoi 10 projekt-ligje për kontrollin e armëve. Në Uashington, Kongresi po shqyrton masa të ndryshme për të kontrolluar pronësinë e armëve, por një projekt-ligj i ri federal do të jetë i vështirë të miratohet, veçanërisht në Senat, për shkak të pengesave të ngritura nga republikanët.