Briseida dhe Jori, dy konkurrentë që qëndruan për katër ditë në shtëpinë e xhuxhave të “Big Brother VIP”, kanë bërë akuza të forta pas eliminimit të tyre. Ata nuk arritën të futeshin në shtëpinë e madhe për shkak të televotimit, por sipas tyre, vendimi nuk u mor nga publiku, por nga produksioni.
Në një deklaratë për mediat, çifti tha: “Mos harxhoni lekët kot duke votuar, produksioni vendos çdo gjë. Televotimi është një fasadë. Ajo që shihet në TV nuk ka lidhje me realitetin. Ne na thoshin çfarë të bënim dhe çfarë të thoshim. Ishte gjithçka e inskenuar.”
Sipas tyre, qëndrimi në shtëpi ishte një eksperiencë ndryshe, por e mbushur me padrejtësi dhe manipulime. “Populli është i zgjuar dhe e kupton çfarë ndodh. Ne e provuam këtë eksperiencë dhe jemi mirënjohës për mbështetjen, por gjithçka brenda ishte një skenar.”
Deklaratat e tyre kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale, duke hedhur dyshime mbi transparencën e formatit. Ndërkohë, produksioni i “Big Brother VIP” nuk ka reaguar ende për këto akuza.