“Bien” luanët, lugina Panjshir në duart e talebanëve (FOTO LAJM)

I vetmi rajon që kishte ngelur jashtë sundimit taleban, lugina e Panjshirit, tashmë duket se është dorëzuar.

Sipas informacioneve, pas luftimeve të ashpra të zhvilluara në atë zonë, besohet se talebanët e kanë tashmë në duart e tyre situatën duke vënë kështu nën kontroll gjithë territorin e Afganistanit.

Lajmi është bërë i ditur nga Bilal Karimi, një zëdhënës i lëvizjes islamike.

“Panjshir ka hyrë në kontrollin e plotë të Emiratit Islamik”, tha Karimi në Tëitter.

Tre burime të tjera talebane, të cituara nga Reuters, thanë se lëvizja tani ka kontroll të plotë mbi të gjithë Afganistanin.

E përditshmja turke Yeni Safak, duke cituar korrespondentin e saj në Kabul, gjithashtu raportoi se Panjir kishte rënë nën kontrollin e talebanëve, duke theksuar se luftime të rënda kishin shpërthyer në provincë më herët.

Një burim në selinë e policisë në Kabul tha gjithashtu se Panjshir ishte pushtuar nga talebanët./ albeu.com


Shtuar 3.09.2021 21:09