Bien fuqishëm kriptomonedhat/ Humbin 1,5 miliardë USD, Etherium dhe Bitcoin bien me 9 dhe 3%

Java ka nisur me një rënie të fuqishme të kriptomonedhave në bursën ndërkombëtare. Investitorët e kriptomonedhave panë më shumë se 1.5 miliardë dollarë pozicione optimiste të likuiduara të hënën (humbje), duke shkaktuar një rënie të ndjeshme, me tokenët më të vegjël (kriptot) të goditur më rëndë.

Eteri ra deri në 9% në 4,075 dollarë, ndërsa gati gjysmë miliardi dollarë, përfshi edhe kripton e “Levës”, e dyta më e madhe, u likuiduan, sipas të dhënave nga “Coinglass” dhe raportimeve nga “Bloomberg”. Bitcoin gjithashtu ra gati 3%, në 111,998 dollarë.

 

 

Më shumë se 407,000 tregtarë u likuiduan në një periudhë 24-orëshe, tregojnë të dhënat.

Rënia e shtyu përkohësisht kapitalizimin total të tregut të aseteve dixhitale nën 4 trilionë dollarë, përpara se të vihej re një rimëkëmbje e pjesshme.


Shtuar 22.09.2025 11:19