Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në fshatin Dhërmi. Burime për media bëjnë me dije, se vatra e zjarrit është në një kodër, por erërat e forta në këtë vend duket se kanë favorizuar edhe më shumë përhapjen e flakëve.
Si pasojë e kësaj, po rrezikohen banesat e zonës së Gjilekës, rreth 30 shtëpi duke bërë që banorët të dalin të panikosur në pritje të një zgjidhjeje.
Forcat zjarrfikëse të Himarës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe banorët e fshatit Dhërmi, të cilët me mjete rrethanore po tentojnë izolimin e zjarrit dhe përhapjen e mëtejshme të flakëve.