“Bie” TikTok, disa përdorues hasin probleme me aplikacionin

Shumë përdorues kanë hasur probleme të vogla sot në aplikacionin popullor TikTok.

Sipas ‘DownDetector’, një faqe interneti që gjurmon keqfunksionimet e aplikacioneve, gati 3000 përdorues kanë raportuar probleme me aplikacionin.

Për disa përdorues të aplikacionit, videot nuk mund të dilnin të reja për disa minuta.

Nëntorin e kaluar, TikTok pësoi një ndërprerje prej një ore që preku përdoruesit në Mbretërinë e Bashkuar.


Shtuar 9.03.2023 12:04

Tags: