Bie orteku në Theth, bllokohet rruga (VIDEO)

Moti ditët e fundit ka marrë një kthesë të madhe, duke rikthyer dhe njëherë dimrin me reshje intensive të shiut dhe po ashtu në veri ka pasur reshje dëbore.

Burime bëjnë me dije se në Theth ka pasur një ortek, i cili ka bllokuar rrugën.

Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po punohet  për pastrimin e aksit që të çon në fshatin turistik.

Kujtojmë se moti me reshje ka sjellë dhe fatkeqësi, ku hodhi nga çatia një person, i cili ndërroi jetë. Gjithashtu ditën e djeshme ka pasur probleme me qarkullimin në Librazhd si dhe probleme me energjinë

Por nga ana tjetër, këto reshje kanë sjellë dhe të mira. Fierza dhe Drini, përgjatë orëve të fundit, kanë dhjetëfishuar prurjet hidrike. Kujtojmë se Fierza ishte thuajse duke u tharë dhe rrënojat e Kukësit të vjetër dolën në pah. Niveli i saj ka qenë në kuotën më të ulët që nga 2002./albeu.com

Për të parë videon klikoni KËTU