Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Tiranë. Një grua rreth 35 vjeç ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:50, tek Pallati me Shigjeta, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën një shtetase ende e paidentifikuar, rreth moshës 35 vjeçe.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com