Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Vlorë. Në zonën e Ujit të Ftohtë, një punëtor ka rënë nga lartësia e pallatit ku po punone dhe ka ndërruar jetë.
Policia bën me dije se ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:55, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasi A. P., rreth 60 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje./albeu.com