Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dimal, ku një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj.
Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për 48-vjeçaren Shqiponja Mbërsi, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme.
Trupi i pajetë i saj është dërguar në morgun e Beratit për autopsi. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së 48 vjeçare, po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.