Një peshk gjigand është kapur në brigjet e detit Jon.
Peshku është nga më të mëdhenjtë e kapur në dekadën e fundit në Greqi. Ai është zënë nga rrjetat e peshkatarëve.
Sipas SKAI-t, bëhet fjalë për një peshk ton me peshë 390 kilogramë dhe rreth 3 metra të gjatë.
Sipas shitësit të peshkut të marketit, peshku do të dërgohet në tregun europian, ndoshta i prerë në feta.
Edhe pse kërkesa për ton është shumë e lartë nga Azia, për shkak të koronavirusit është shumë e vështirë të transportohet atje./albeu.com/