Bie në kontakt me rrymën elektrike në oborrin e shtëpisë, humb jetën 67-vjeçarja në Lezhë

Një 67-vjeçare ka ndërruar jetë në Lezhë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike. Gruaja me inicialet P.P., banuese në Grykë Zezë, raportohet se ra në kontakt me rrymën elektrike në oborrin e banesës.

Policia e Lezhës raporton se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Në fshatin Grykë Zezë, Lezhë, shtetasja P. P., rreth 67 vjeçe, dyshohet se në oborrin e banesës së saj ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 27.09.2025 17:09

Tags: ,