Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 14-vjeçari në Vaun e Dejës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Babullush të Vaut të Dejës.

Sipas burimeve një i mitur ka humbur jetën pas kontaktit me rrymën elektrike.

Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku theksohet se i mituri ishte 14-vjeçari E.A.

Njoftimi:

Rreth orës 14:45, në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, shtetasi i mitur E. A., 14 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./albeu.com/


Shtuar 16.08.2022 17:17