Bie ashensori me 9 persona, 3 prej tyre përfundojnë në spital

Ashensori i një ndërtese në rrugën “Hysni Gashi”  në Emshir të Prishtinës ka rënë mbrëmë rreth orës 19:00.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje, 3 nga 9 personat që ndodheshin në ashensor kanë mbetur të plagosur.

Florie Ahmeti, zëdhënëse në policinë e Rajonit të Prishtinës, tha për Gazetën Express se policia në koordinim me policinë janë duke u marrë me rastin.

“Dje rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një incident (rënie e ashensorit) në  lagjen Emshir në Prishtinë, saktësisht në një ndërtesë në rrugën “Hysni Gashi” ku  janë lënduar 3 nga 9-të personat të cilët ishin në një ashensor. Personat e lnduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me prokurorinë dhe institucionet kompetente po merren me rastin”, tha Ahmeti për Express.

Nuk dihen shkaqet e rënies së ashensorit, por se raste të tilla ndodhin në Kosovë, ka dyshime se këto raste ndodhin për shkak të cilësisë së dobët të ndërtesave kolektive në përgjithësi./Albeu.com/


Shtuar 10.04.2023 13:53