Biden ushtron presion ndaj Von der Leyen të zërë vendin e Stoltenberg

Joe Biden thuhet se po ushtron presion ndaj Ursula von der Leyen për t’u bërë Sekretarja e Përgjithshme e ardhshme e NATO-s, duke “prerë” shpresat e ministrit britanik të Mbrojtjes Ben Wallace për këtë post.

Presidenti amerikan thuhet se do të mbështesë presidenten e Komisionit Evropian për të marrë drejtimin e aleancës ushtarake vitin e ardhshëm, pas përfundimit të zgjatjes 12-mujore të siguruar nga Jens Stoltenberg dje.

Dhe fillimisht mund të jetë raportuar se dështimi i anëtarëve të Aleancës për të dalë me një kandidaturë të përbashkët ka qenë arsyeja që solli zgjatjen e mandatit të 64-vjeçarit Stoltenberg.

Megjithatë ky vendim duket se lidhet me faktin se Ursulës në krye të Komisionit i përfundon mandati vitin e ardhshëm.

Në Londër, ka pakënaqësi për këtë zhvillim, duke pasur parasysh rolin që ka luajtur Ben Ëallace në luftën në Ukrainë dhe mbështetjen e tij të pandarë për Kievin.

Në fakt, pavarësisht presionit të Sunak ndaj Bidenit gjatë udhëtimit të tij në Uashington muajin e kaluar, kryeministri britanik u informua se ky emërim “nuk do të ndodhë”.

Një burim i NATO-s i tha Telegraph se zoti Biden po përpiqet të bindë von der Leyen, që të pasojë Stoltenberg, pasi të dy kanë krijuar “një lidhje të fortë” në vitet e fundit, duke promovuar lidhje të ngushta transatlantike me Kinën, Ukrainën dhe çështjet e klimës.

Parisi është gjithashtu një aleat i SHBA-së në zgjedhjen e Von der Leyen, pasi Emmanuel Macron është i bindur se sekretari i ardhshëm i përgjithshëm i Aleancës duhet të vijë nga një shtet i Bashkimit Evropian dhe jo nga Britania. Në të njëjtën kohë, ka presion që kandidati të jetë ish-lider dhe jo ministër i rangut të ulët./Albeu.com


Shtuar 5.07.2023 15:39