Biden sërish 800 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën

Presidenti i SHBA Joe Biden ka njoftuar një paketë shtesë të ndihmës për sigurinë prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën. Ndihma vjen vetëm një javë pasi SHBA njoftoi 800 milionë dollarë të mëparshme për të mbështetur Ukrainën.

Thesari i SHBA ka thënë gjithashtu se do t’i ofrojë Ukrainës ndihmë të mëtejshme prej 500 milionë dollarë për të ndihmuar me operacionet e qeverisë si pagimi i pagave dhe ofrimi i shërbimeve.

Pas njoftimit të Biden, ka reaguar Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i cili e falënderoi atë për për ndihmën shtesë ushtarake dhe ekonomike.

“I jam mirënjohës Joe Biden dhe amerikanëve për udhëheqjen në mbështetjen e popullit të Ukrainës në luftën kundër agresionit rus. Kjo ndihmë është e nevojshme sot më shumë se kurrë! Ai shpëton jetën e mbrojtësve tanë të demokracisë dhe lirisë dhe na afron me rivendosjen e paqes në Ukrainë” shkruan Zelensky në një postim në Twitter./albeu.com


Shtuar 21.04.2022 17:32