Presidenti amerikan, Joe Biden, me një dekret të ri, do të vendosë sanksione ndaj institucioneve financiare që mbështesin luftën kundër Ukrainës, duke anashkaluar sanksionet perëndimore.
Presidenti amerikan, do të nënshkruajë sot një urdhër ekzekutiv që do të lejojë Uashingtonin të vendosë sanksione ndaj institucioneve financiare, që ndihmojnë Rusinë të anashkalojë sanksionet perëndimore për pushtimin e Ukrainës, tha Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen.
Dekreti i jep gjithashtu, Uashingtonit mundësinë për të ndaluar importet e produkteve të prodhuara në vendet e treta, por të bëra nga lëndët e para ruse, si diamantet.
“Sot ne po ndërmarrim hapa për të përdorur mjete të reja dhe të fuqishme kundër makinerisë luftarake të Rusisë”, tha Yellen.
“Dhe ne nuk do të hezitojmë të përdorim këto mjete të reja për të ndërmarrë veprime vendimtare dhe kirurgjikale kundër institucioneve financiare që lehtësojnë financimin e makinerisë ruse të luftës”, shtoi ai.
SHBA dhe aleatët e saj, përfshirë BE-në dhe Britaninë, vendosën sanksione ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022 dhe që atëherë kanë rritur presionin ndaj Moskës, duke synuar presidentin Vladimir Putin, sektorin financiar rus dhe dhjetëra oligarkë.
Urdhri i sotëm është lëshuar në konsultim me partnerët amerikanë.