Biden: Putin bëri gabim të madh që pezulloi traktatin për armët bërthamore

Presidenti i SHBA Joe Biden tha sot  se Vladimir Putin bëri  “gabim të madh” për njoftimin e pezullimit të pjesëmarrjes së Rusisë në marrëveshjen bërthamore “New Start”.

Biden i bëri këto komente për gazetarët teksa arriti në pallatin presidencial në Varshavë, ku do të marrë pjesë në samitin e nëntë shteteve të Evropës Lindor, shkruan BBC.

Ky samit, ku marrin pjesë disa shtete të NATO-s, po zhvillohet në ditën e dytë të vizitës së Bidenit në Poloni.

I ashtuquajturi Grupi i nëntë i Bukureshtit përfaqëson vendet që përbëjnë krahun lindor të NATO-s. Aty bëjnë pjesë: Polonia, Rumania, Bullgaria, Hungaria, Çekia, Sllovakia, Estonia, Letonia dhe Lituania.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjithashtu do të marrë pjesë në takim.

Vizita e Bidenit në Poloni është pjesë e një serie të konsultimeve me aleatët për t’u përgatitur për një fazë më të ndërlikuar të pushtimit rus të Ukrainës, që ka nisur pothuajse një vit më parë..albeu.com/


Shtuar 22.02.2023 15:23

Tags: