Biden përmend Kosovën në konferencën me liderët e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO

Joe Biden, pas takimit që ka pasur me liderët e Finlandës dhe Suedisë ku është diskutuar për anëtarësimin e këtyre dy shteteve në NATO, ka përmendur edhe Kosovën.

Gjatë konferencës për media, Biden, ka thënë se NATO gjatë shtatë dekadave të ekzistencës së saj, ka dëshmuar vetën si aleancë e domosdoshme për një Evropë të lirë në paqe.

“NATO, u formua nga rrënojat e Luftës së Dytë Botërore. Dhe në shtatë dekadat që pasuan NATO-ja e ka dëshmuar veten si aleancë e domosdoshme e përkushtuar ndaj një Evrope të lirë dhe në paqe.

Me tej ai ka deklaruar se Suedia dhe Finlanda tashmë e kanë vërtetuar se meritojnë të jenë në NATO, pasi që kanë shërbyer krah për krah NATO-s dhe SHBA-ve në Kosovë.

“Trupat finlandeze dhe trupat suedeze tashmë kanë shërbyer krah për krah me ne dhe forcat e NATO-s në Kosovë, Afganistan dhe në Irak”, ka deklaruar mes tjerash presidenti i SHBA-ve.

Tutje, Biden ka thënë se sot, NATO është me relevante dhe më e nevojshme se kurrë më parë.


Shtuar 19.05.2022 18:18