Biden: Nuk mund të “pushtojmë” të gjitha vendet ku ndodhet Al Kaeda

Në 20-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit, presidenti amerikan Joe Biden mbrojti vendimin e tij për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani , duke thënë se Shtetet e Bashkuara nuk mund të “pushtojnë” të gjitha vendet ku ndodhet Al Kaeda.

Biden u kritikua ashpër për tërheqjen kaotike nga Afganistani në fund të gushtit, por sot ai përsëriti se ishte e gabuar që SHBA të përpiqej të bashkonte afganët.

Presidenti amerikan tha gjithashtu se amerikanët kishin përfunduar misionin e tyre kur vranë Osama bin Laden, themeluesin e Al Kaedës, dhe se ata po neutralizonin rrjetin në bazën e tij në Afganistan./albeu.com


Shtuar 11.09.2021 22:15