Presidenti amerikan Joe Biden sapo ka mbërritur në Uashington, pasi ka ndërprerë udhëtimin e tij në Camp David.
Ai do të mbajë një fjalim brenda pak orësh, mbi situatën në Afganistan.
Shtëpia e Bardhë thotë se ai është informuar nga zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare për gjendjen në aeroportin e Kabulit dhe përpjekjet e vazhdueshme për të evakuuar në mënyrë të sigurt qytetarët amerikanë, personelin e ambasadës amerikane dhe stafin.