Ditën e sotme, presidenti amerikan Joe Biden pati një bisedë telefonike me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.
Dy liderët diskutuan hyrjen e Suedisë në NATO, luftën në Gaza dhe kërkesën turke për blerjen e F-16.
Sipas mediave turke, presidenti Erdogan theksoi se SHBA ka një “përgjegjësi historike” për të siguruar një armëpushim të përhershëm në konfliktin e Gazës sa më shpejt të jetë e mundur dhe se sulmet e zgjatura të Izraelit mund të kenë pasoja negative në mbarë botën.
Erdogan nënvizoi se armëpushimi mund të arrihet shpejt nëse SHBA tërhiqte “mbështetjen e pakushtëzuar” për Izraelin.