Biden do të takohet me Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë, presidenti ukrainas udhëton drejt SHBA-së

SHBA do të shpallë ndihmë shtesë për Ukrainën javën e ardhshme, tha dje Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan, duke njoftuar gjithashtu se Presidenti Joe Biden do të presë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë të enjten.

Zelensky pritet të takohet me udhëheqjen e Kongresit gjatë qëndrimit në Uashington, tha Sullivan./Albeu.com


Shtuar 16.09.2023 11:23