Presidenti i SHBA Joe Biden dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron kanë rikonfirmuar mbështetjen e tyre për Ukrainën, gjatë një bisede telefonike sot.
“Në një kohë kur Ukraina vazhdon të jetë viktimë e agresionit rus, të dy presidentët shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e fundit në terren si dhe mbështetjen e dhënë për të ndihmuar përpjekjet e luftës në Ukrainë”, tha zyra e Macron në Elysee.
“Ata ripohuan vendosmërinë e tyre për të mbajtur këtë mbështetje për një afat të gjatë. Gjithashtu ranë dakord për rëndësinë e vazhdimit të angazhimit me Kinën mbi Ukrainën, shtoi njoftimi i Elysee.