Benet Beci mori sot zyrtarisht detyrën e kryebashkiakut të Shkodrës.
Beci u betua sot në ambientet e bashkisë, ndërsa ka uruar të gjithë këshilltarët dhe kryetarët e këshillit bashkiak për detyrën.
“Në Bashkinë Shkodër do të ndahen punët dhe jo privilegjet”, deklaroi Benet Beci.
Socialistët arritën të fitojnë për herë të parë, në 32 vitet e pluralizmit politik, drejtimin e Bashkisë së Shkodrës, bashki kjo e cilësuar nga demokratët si bastion i tyre. Kandidati socialist, Benet Beci, mundi me rezultat të thellë kandidatin e grupimit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia./albeu.com/