Besimtarët myslimanë në Maqedoninë e Veriut kremtojnë Fitër Bajramin, myftiu i Myftynisë së Shkupit ka një mesazh

Besimtarët myslimanë në Republikën e Maqedonisë së Veriut kremtojnë sot festën e Fitër Bajramit.

Manifestimi kryesor i faljes së Bajramit u mbajt në Xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup, ku morrën mjesë një numër i madh i besimtarëve.

Atje ishin të pranishëm edhe shumë pjesëtarë të kryesisë së Bashkësisë Fetare Islame në RMV.

“Nder dhe kënaqësi që sot në Shkup, bashkë me Reisul Ulemanë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga kabineti i tij, drejtorët e Rijasetit të BFI-së, myftinjtë e myftininive të BFI- së, të prezantojmë në manifestimin qendror të Festës së Bajramit, që po mbahet në Xhaminë e Mustafa Pashës dhe të prij në faljen e namazit”, ka shkruar në Facebook myftiu i Myftynisë së Shkupit, Qenan Ismaili.

“Po e presim Bajramin të gëzuar e krenarë për shumë arsye, ngase me ibadetet e kryera gjatë Ramazanit kemi treguar bindjen tonë të sinqertë ndaj urdhërit të Allahut fuqiplotë. Qoftë Bajram çdo ditë e jetës suaj!”, shkruan më tej Ismalili.

Ndërkohë kujtojmë se Fitër Bajrami po kremtohet në të katër anët e botës, ku jetojnë myslimanë./albeu.com/