Besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe në mbarë botën, kremtojnë lindjen e Krishtit. Ashtu si për çdo vit, në kryeqytet mesha e “Vigjiljes së Krishtit’, u mbajt në Katedralen e Shën Palit.
Ajo nisi në orën 23:00 dhe vijoi deri në mesnatë , ndërsa besimtarët dëgjuan dhe shprehën lutjet e tyre.
Ishte kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës, Arjan Dodaj, ai që drejtoi meshën për besimtarët katolikë.
Ndërkohë, në Shkodër, mesha e shenjte u mbaj nga Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult, Monsinjor Angelo Massafra.
Po ashtu, mësohet se në Durrës mesha në vigjilje të Krishtlindjes, u mbajt në Kishën Katolike Shën Dominiku në zonën e ish-Kënetës, ndërsa u zhvillua edhe në qytetet e tjera.
Për këtë festë të veçantë në kalendar, në Tiranë u organizua një koncert në sheshin ‘Skënderbej’.
Ndërkohë, sot me rëndësi është dreka e Krishtlindjeve, ku nuk mungojnë dhuratat, ushqimet e shumëllojshme.