Besimtarët bektashinj në të gjithë vendin kremtojnë sot Ditën e Ashuresë.
Kjo është një ditë e veçantë e cila përkujton martirizimin e imam Husejnit dhe 72 dëshmorët e rënë në luftën e Qerbelasë.
Dita e Ashures përkon me ditën e dhjetë të muajit Muharrem sipas kalendarit hënor.
Kryegjyshi Botëror, Haxhi Baba Edmond Brahimaj tregon se në këtë ditë ka rënë dëshmor nipi i Profetit Muhamed, Imam Hysejni.
“Kemi përkujtuar dhe agjëruar matetimin për dëshmorët e Qerbelasë. Imam hysejni na mësoi flijimin e vetes për hir të së vërtetës”, thotë ai.
Kryegjyshi Botëror, Haxhi Baba Edmond Brahimaj në mesazhin e tij u bëri thirrje të gjithë besimtarëve bektashinj për më shumë paqe, dashuri dhe vëllazëri.
“Dita e ashures na bën bashkë. Është vallëzia që e lartëson njeriun, të jetuarit sëbashku, luftrat dhe andemia na bëjnë ti ndajmë bashkë”, thotë Haxhi Baba Edmond Brahimaj./albeu.com/