Besimtarët Bektashinj festojnë Ditën e Ashures me ceremoni të veçantë në Kryegjyshatën Botërore në Tiranë

Ditën e nesërme 8 Korrik 2025, besimtarët bektashinj kremtojnë Ditën e Ashures, një nga ditët më të shenjta dhe domethënëse për komunitetin e tyre.

Në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë, nga ora 10:00 deri në 11:30, nën drejtimin e Kryegjyshit Botëror, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, do të zhvillohet ceremonia përkujtimore e Ashures.

Në këtë ditë të shenjtë, Kryegjyshi ndan një mesazh të fuqishëm për unitetin dhe bashkimin e besimtarëve.

Kryegjyshata fton të gjithë besimtarët dhe dashamirësit, të bashkohen në këtë moment reflektues dhe shpirtëror.