Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë filluar të rrotullohet në drejtim të kundërt

Bërthama e brendshme e Tokës, një top hekuri i nxehtë me madhësinë e Plutonit, ka ndaluar së rrotulluari në të njëjtin drejtim si pjesa tjetër e planetit dhe madje mund të rrotullohet në anën e kundërt, sugjeroi hulumtimi të hënën.

Përafërsisht 5,000 kilometra (3,100 milje) nën sipërfaqen ku jetojmë, ky “planet brenda planetit” mund të rrotullohet në mënyrë të pavarur sepse noton në bërthamën e jashtme të metalit të lëngshëm.

Pikërisht se si rrotullohet bërthama e brendshme ka qenë një çështje debati midis shkencëtarëve dhe hulumtimi i fundit pritet të rezultojë i diskutueshëm.

Ajo që dihet për bërthamën e brendshme vjen nga matja e dallimeve të vogla në valët sizmike, të krijuara nga tërmetet ose ndonjëherë nga shpërthimet bërthamore, ndërsa ato kalojnë në mes të Tokës.

Duke kërkuar të gjurmojë lëvizjet e bërthamës së brendshme, hulumtimi i ri i botuar në revistën Nature Geoscience analizoi valët sizmike nga tërmetet e përsëritura gjatë gjashtë dekadave të fundit./Albeu.com/


Shtuar 6.03.2023 10:58