Bërnabiç thirrje ndërkombëtarëve: Frenojeni politikën e çmendur të Kurtit

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç e ka konsideruar aksionin në anti-kontrabandë “politikë të çmendur” të Albin Kurtit dhe u ka kërkuar ndërkombëtarëve të frenojnë.

“I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare, NATO-s dhe KFOR-it, që të reagojnë urgjentisht dhe të frenojnë Albin Kurtin. Situata është më shumë se dramatike dhe ky është momenti i fundit në të cilin nevojitet një reagim i qartë për të ndaluar politikën e çmendur të ndjekur nga Prishtina. Sjellja e tillë i ka tejkaluar të gjitha masat dhe kjo na çon në prag të kaosit”, tha Bërnabiq, përcjell “B92”, është shprehur Bërnabiç./albeu.com


Shtuar 13.10.2021 12:28