Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka mbërritur në Mitrovicën e Veriut, e shoqëruar nga drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq.
Për ta pritur kryeministren serbe u mblodhën një numër i lartë i serbëve. Bërnabiç u prit gjithashtu nga përfaqësues të Listës Serbe me në krye Goran Rakiçin.
“Serbët e Kosovës gjithmonë prapa shtetit të Serbisë dhe kryeministres së tyre”, ishte një nga pankartat që serbët mbanin në duar.