Berishës nuk i japin fjalën për replikë, deputetët e PD bllokojnë foltoren (VIDEO)

Ditën e sotme, ish-kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi në Kuvend t’i përgjigjej Toni Gogut, por nuk u lejua, ndërkohë deputetët demokratë bllokuan foltoren duke shkaktuar kaos për pak momente.

Për shpërndarjen e tyre ndërhyri garda, më pas kryetarja e Kuvendit i ka dhënë fjalën Berishës për procedurë.

Berisha mori fjalën ku iu drejtua deputetëve të mazhorancës duke u shprehur se; “ata janë e keqja radikale, janë njerëzit më të pashpirt që vjedhin qytetarët e varfër dhe shqiptarët. Këta janë e keqja radikale, hajdutë të pashoqë, por ju që i mbroni këta, jeni e keqja banale. Ndaj dhe nuk ka kuptim se mund të flisja për Ramaduron, për çfarë s’mund të flisja, por e keqja, ajo që i bëni ju këtij vendi, nuk ka të ndalë. Si more bëheni ushtarë? Si mund të bllokoni imunitetin, çfarë u thoni ju familjarëve tuaj? Cili nga familjarët tuaj, miqtë tuaj, do ta miratonte këtë? Po ajo është kapur, ju mbroni Ramën, por Rama do t’ju marrë me vete juve, ju garantoj unë”.

 


Shtuar 3.02.2026 12:30