Berishës i vjen një mesazh, emigrantit i kanë mbjellë tokën me drogë

Ish kryeministri Sali Berisha ka postuar pak më parë në Facebook-un e tij një mesazh nga një emigrant i cili thotë se i kanë mbjellë tokën me drogë.

Emigranti thotë se është me origjinë nga Telume i Shkodrës dhe për momentin familja e tij banon në fshatin Bardhaj.

Në fshatin Telume, në zonën e Therasit, ku ai thotë se ka tokat e trashëguara nga të parët e tij, sipas tij ka 10 vite që ato mbillen me Canabis.

Emigrant shton se ata që e kanë bërë këtë gjë janë në bashkëpunim të ngushtë me efektivë të policisë, pasi askush nuk i bezdis./albeu.com


Shtuar 19.08.2021 18:00