Janë bërë thuajse tre orë që prej kur ka nisur zyrtarisht fushata e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, e cila është çelur në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Ndërsa të gjithë kandidatët e 61 bashkive po mbajnë fjalën e tyre, ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet i ulur në shkallët e stadiumit me kreun e Parisë sës Lirisë, Ilir Metën në krah si dhe nga ana tjetër Flamur Nokën.
Por, gjatë këtij mitingu elektoral, Berisha është bezdisur disi nga dielli, që i binte në kokë.
Menjëherë në ndihmë i ka ardhur truproja e tij, i cili i ka bërë hije me pankartën./albeu.com