Partia Social Demokrate, e udhëhequr nga Tom Doshi, ka përfunduar fushatën elektorale këtë të premte me një takim të organizuar me mbështetësit. Gjatë fjalës së tij, Doshi nuk ka kursyer kritikat ndaj dy partive më të mëdha politike në Shqipëri, duke i akuzuar për korrupsion dhe për autorësinë e “vuajtjes së shqiptarëve”.
Ai shprehu habinë që Partia Socialiste, dikur një shpresë për ndryshim, ka përfunduar e përfshirë në korrupsion. Doshi e vuri theksin te fakti se gjysma e qeverisë është në burg, duke përmendur gjithashtu krimet zgjedhore dhe presionin që po ushtrohet mbi qytetarët për të votuar PS-në.
“Pse keni frikë? Nëse ju keni punuar mirë, populli do t’ju votojë vetë,” tha Doshi. Ai gjithashtu kritikuar ashpër Sali Berishën dhe Edi Ramën për korrupsionin dhe presionin ndaj qytetarëve, duke i quajtur ata përgjegjës për situatën e vështirë në të cilën ndodhen shqiptarët.
Doshi e quajti gjithashtu Edi Ramën të “kapur” nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, duke shprehur keqardhjen për zhgënjimin që ai ka shkaktuar, veçanërisht në lidhje me premtimet që dha në vitin 2013. Ai theksoi se shqiptarët po vuajnë për ushqim, ilaçe dhe se problemet kryesore si ndërtimi i infrastrukturës janë bërë shkas për festa të kota, ndërsa realiteti mbetet i vështirë për shumicën e qytetarëve.
“Kurrë nuk do ma merrte mendja që do të vinte dita që vetë Partia Socialiste të përfundonte kështu në korrupsion. Kena gjysmën e qeverisë në burg. Po bëhen krime zgjedhore. Po i marrin lirinë njerëzve si e si të votojnë Partinë Socialiste. Pse keni frikë? Nëse ju keni punuar mirë populli të voton vetë. Ju keni ardhur vetë këtu sot. Sot kemi të bëjmë me dy qeveri të korruptuara. Një e Sali Berishës që ishte dhe tjetra e Edi Ramës. Ça do t’u thotë Sali Berisha sot shqiptarëve? Në 2013 e kemi përzënë si të korruptuar. Vjen sot thotë do luftoj korrupsionin. Kush do e luftojë korrupsionin? Sali Berisha? Edi Rama tallet me shqiptarët. Shkon dhe shkruan nëpër letra do të marr 88 mandate. Po meqë merri 88 mandate, pse hiqni njerëz prej pune? Pse i bëni presion njerëzve? Po e çojnë vendin në kolaps që ndërkombëtarët jo të japin pasaportë europiane, po mos të njihen zgjedhjet prej krimit zgjedhor që po bëhet në Shqipëri. Është çuar i madh dhe i vogël për të blerë vota. Policia e lidhur me krimin e organizuar. Ai shkruan letër 88 mandate. Më vjen keq për Edi Ramën që e ka marr peng korrupsioni dhe krimi i organizuar se kur erdhi në 2013 kisha shumë besim te ai që sdo të përfundonte ku ka përfunduar sot. Janë 1 milionë shqiptarë që vuajnë, vuajnë për ushqim, vuajnë për ilaçe. Diskutohen këtu aeroporte, porte. Akom festohet se bëhet një rrugë”,- tha Doshi ndër të tjera.