Berisha: Rilindja ishte mashtrimi më i madh i shqiptarëve.

Ish kryeministri,Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, u shpreh se 20 shkurti është dita e Europës.
Sipas tij, kjo ditë është dita e qytetarëve shqiptarë për të çelur dyert e integrimit drejt Bashkimit Europian.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur miq, në 10 vite, Rilindja, fara më e ligë e 30 viteve që ka mbirë në këtë vend, ka bërë tre gjëra.
Mashtrimet më të mëdha, vjedhjet më të mëdha, përzënien më të madhe të shqiptarëve nga Shqipëria.
Edi Rama erdhi në pushtet duke u premtuar shqiptarëve dhjetëra e dhjetëra mirësira dhe premtime me të cilat, zotohej se do ndryshonte rrënjësisht jetën e tyre.
Që të gjitha pa përjashtim u provuan mashtrime dhe akoma më keq, njeriu që premtoi shëndetësinë falas, solli atë shëndetësi në të cilën sot, secili prej jush paguan nga xhepi për kujdes shëndetësor, më shumë se çdo qytetar në Europë. Paguan nga xhepi 60 përqind të atyre që shpenzimeve që duhen.
Barbari Edi Rama çon në parlament ligjin për shkatërrimin e pasurive shekullore të shqiptarëve
Paguan nga xhepi 50 përqind më shumë se sa ç’paguante në vitin 2013.
Erdhi në pushtet duke premtuar heqjen e TVSH-së për ushqimet, lirimin e tyre, sot çdo shqiptar paguan, blen ushqime me 110 përqind të mesatares së BE, pacak se ata kanë rroga 5 herë më të larta se ne shqiptarët.
Rilindja ishte pra, mashtrimi më i madh i shqiptarëve. Nuk jemi njëlloj, jo kurrë, sepse ne premtimet i bëmë realitet.
Premtuam rrogat, i dyfishuam. Premtuam Rrogën e Kombit, e ndërtuam. Premtuam integrimin, u integruam.
Të dashur miq, Edi Rama pasi erdhi në pushtet, u mburr me muaj dhe vite për inceneratorët, që do pastronin Shqipërinë.
Në fakt, ajo do të ishte vjedhja më e madhe e shekullit. Atë që ky hajdut e quante krenaria e tij, do të ishte fatkeqësia e shqiptarëve.
Sot 130 milionë euro janë zhdukur, gjurmë inceneratori në Tiranë nuk ka, dy të tjerë nuk funksionojnë.
Arben Ahmetaj e akuzoi dhe tha se nëse qytetarët do të dinë bëmat e Edi Ramës për djegësat e të tjera, do llahtarisen.
Nuk jemi njësoj, absolutisht kurrën e kurrës. Edi Rama është kryeministri më hajdut që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.
Nuk jemi njësoj! Edi Rama vraponte nga studio në studio me pincën e thyer për të mbuluar vjedhjen e tyre me Ilir Beqën dhe muratorin e tyre, ndërkohë që çmimi rritje për sterilizimet 83 herë.
Mijëra shqiptarë në muaj nuk futeshin në salla operacioni, sepse spitalet nuk blinin dot kompletet e sterilizimit për ta.
Nuk jemi njëlloj, sepse Edi Rama, vetëm procesin e hapjes së negociatave e festoi dy herë gjatë këtyre viteve me shampanjë, me dekorata, me fishekzjarre.
Por në të vërtetë, edhe dhjetorin që kaloi, negociatat nuk u hapën, por përkundrazi Shqipëria mori 5 kushte.
20 shkurti është dita e Europës, është dita e qytetarëve shqiptarë për të çelur dyert e integrimit në Europë.
Është dita për të goditur mashtrimet e Edi Ramës, vjedhjet e tij.


Shtuar 14.02.2024 19:24