Berisha zbulon skenarët e opozitës në 2026: Rruga është qëndresa, në janar nisim betejën tonë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vendosur që aksionin opozitar ta vazhdojë në janar. Nga ‘foltorja’ në Manëz, kreu i PD thotë se Rama largohet vetëm duke bërë qëndresë.

Ai fton të gjithë demokratët, që në janar të caktojnë datën dhe të dalin në shesh çdo natë.

Në 2026 – tha Berisha- futemi si misionarë për të përmbushur diktaturën e dytë në Shqipëri.

“Të betohemi, ditën e caktuar të zëmë sheshin dhe ti rikthemi sheshit cdo nate derisa ta përzëmë atë. Të mos mendojë se rruga është dhuna, jo. Rruga është qëndresa jonë sheshi është i yni dhe Rama ikën si mi, nuk mund të qëndrojë aty. Pra hyjmë në vitin 2026 si misionarë. Si fatmëdhenj që kemi mundësinë të përmbysim një diktaturë të dytë në Shqipëri”, tha Berisha.


Shtuar 26.12.2025 12:06