Berisha flet pas daljes nga SPAK: Altin Dumani mashtrues, paditë për krime elektorale u injoruan

Përmes një komunikimi pasi doli nga SPAK, ish-kryeministri Sali Berisha, ka zbuluar mesazhin që la në SPAK, pasi u paraqit në zbatim te mases se sigurise detyrim paraqitje.

Berisha e quajti Dumanin “mashtrues publik i rangut më të lartë”, dhe duke e akuzuar se ka dezinformuar opinionin publik lidhur me paditë për krime zgjedhore.

Berisha: Tani, së pari ju përshëndes ju dhe të gjithë demokratet dhe demokratët kudo që janë.

Në paraqitjen time, unë lashë këtë shënim:
“Altin Troplini alias Dumani është një mashtrues publik i rangut më të lartë, i njëjtë me Ramaduron”.

Deklaroi se paditë e sjella në SKAP, me dhjetëra e dhjetëra padi për krim elektoral, pati amoralitetin e plotë të mashtrojë shqiptarët se këto padi nuk kishin prova.

E garantoj se do të përgjigjet para shqiptarëve për këtë mashtrim publik dhe se parlamenti, opozita do të nisë punën pikërisht me zbërthimin e këtij mashtrimi publik.

Sepse me këtë mashtrim publik, Altin Troplini, është edhe avokati kryesor i krimit të shëmtuar elektoral, garancia më madhore e dhunimit të çdo ligji, norme dhe standardi për votimin e lirë të shqiptarëve.

 


Shtuar 4.08.2025 11:02

Tags: , ,