Berisha zbulon mesazhin që la në SPAK: Ja prova tronditëse që zbulon fytyrën e drejtësisë

Mëngjesin e kësaj të hëne, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha,  është paraqitur në SPAK në zbatim të masës së sigurisë referuar dosjes “Partizani”.

“Paraqes para shqiptarëve një një provë tronditëse që zbulon fytyrën e shëmtuar kriminale të eksponentëve të kësaj drejtësie të Edi Ramës. Unë lashë këtë shënim: “Amnistia elektorale është krim i shëmtuar antikushtetues i altin dumanit, shërbëtor i Edi Ramës, i cili kërkon që të shndërrojë kushtetutën në Duman kushtetutë dhe firma e Sali Berishës.

Ju duhet të mësoni se njeriu që kryeson gjykatën speciale të shqiptarëve ishte një delikuente, e pafytyrë, e pamoral, e pakaraktere, e dënuar me burg në vendet fqinje dhe përdorej si skllave nga Edi Rama dhe regjimi aktual. Irena me 5 mbiemra e përfolur për ryshfete gjysmë milionëshe jo në një, por në disa raste, rezulton se në vitin 2005 është dënuar nga kolegji penal i Anglisë me burg dhe gjobë.

Kjo monstër, në vend se të vuajë dënimet është lartësuar në kryetaren e gjykatës speciale nga Edi Rama dhe Taulant Balla dhe është keqpërdorur nga Altin Dumani. Nga viti 2005 viti i dënimit të saj, dënim të cilën ajo e ka fshehur në kolektiv bën të pavlefshëm absolutisht cdo vendim të saj në përputhje me vendimet e gjykatës së Strasburgut”, tha Berisha.


Shtuar 5.05.2025 09:28