Berisha zbulon kur do të mbahet Kuvendi i PD: Përveç kryengritjes paqësore nisim përgatitjet për zgjedhjet vendore, të angazhohemi me të gjithë forcën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbuluar në mbledhjen e Kryesisë, se Kuvendi Kombëtar i PD, do të mbahet në fillim të qershorit.

Lideri demokrat, u bëri thirrje strukturave të vijojnë procesin e riorganizimit në degët e PD-së dhe ta finalizojnë atë brenda afateve të përcaktuara.

Ai shtoi se paralelisht me kryengritjet paqësore, opozita duhet të përqendrohet edhe te përgatitjet për zgjedhjet vendore, duke kërkuar angazhim maksimal nga strukturat dhe anëtarësia e partisë.

“Të vazhdojmë në këtë drejtim, të finalizojmë sipas përcaktimeve që u lexuan zgjedhjet në degë, ta mbyllim këtë proces, ta finalizojmë me Kuvendit në fillim të qershorit dhe rikthehemi krahas kryengritjes paqësore, rikthehemi tek përgatitjet për zgjedhjet vendore, për të cilat duhet të angazhohemi me të gjithë forcën”, tha Berisha.


Shtuar 16.03.2026 13:21